Aktualiteti politik, përplasjet mazhorancë-opozitë për votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor si dhe përplasjet kryeministër-president nuk mund ti shpëtonin syrit të gazetares dhe autores së “Tempora” në RTV Ora, Sonila Meço.

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja shprehet se pasi morën tepsinë dhe timonin për të rrëzuar PD nga pushteti dhe për të larguar LSI, Rilindja kërkon tashmë mandatin e tretë për të zhbërë PS-në.

“Stratagem

Pasi morën tepsinë për të rrëzuar PD-në nga pushteti, pasi morën timonin për të larguar LSI-në, pasi morën Kodin për të mos lejuar partitë e reja, pasi morën Shqipërinë të zbythin shqiptarët, tani duan të marrin mandatin e tretë…të zhbëjnë PS-në”, shkruan Meço.