Manchester United “pren biletën” për Uefa Champions League, fiton ndaj Leicester City-t

Manchester United “pren biletën” për Uefa Champions

Pas disa vitesh mungesë, më në fund Manchester United kualifikohet në Uefa Champions League.

“Djajtë e kuq” e konfirmuan një vend në fazën e grupeve pas fitores këtë të dielë me skuadrën e Leicester City me shifrat 2-0 duke u renditur në vendin e tretë me 66 pikë.

Ndërkohë një vend më poshtë renditet Chelsea me të njëjtën kuotë pikësh por “djajtë” kanë një golavarazh më të mirë.

Golin e parë të këtij takimi e shënoi Bruno Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë vetëm në minutën e 71’.

Ndërsa minutën e tetë shtesë ishte Lingard që shënon duke prerë biletën për në Europë.

Në anën tjetër Chelsea fitoi një ndeshje pa shumë mund ndaj Wolves me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge” me gola të Mason Mount dhe Oliver Giroud në fundin e pjesës së parë.

I shpëton rënies nga kategoria Aston Villa, që barazoi 1-1 me West Hamin, ndërsa Arsenali sanksionoi rënien e Ëatfordit, që e mposhti 3-2 në “Emirates”.

Bournemouthit nuk i mjaftoi suksesi 1-3 në fushën e Evertonit për mbijetesë, ndërsa Tottenhami, me barazimin 1-1 në fushën e Crystal Palace siguroi pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Sport Lajme uefa champions league manchester united

EMISIONET