Ministria e Shëndetësisë ka identifikuar 265 vatra të koronavirusit në Shqipëri.

Në konferencën për mediat ministrja Ogerta Manastirliu ka folur dhe për skenarët që do të vihen në zbatim nëse do të ketë vazhdim të rritjes së infektimeve. Kujdes sipas saj duhet të bëhet dhe në aktivitetet familjare.

“Janë 265 vaktra aktive në Shqipëri, ku 76% e tyre rezultojnë të jenë vatra familjare.”

Edhe një herë Manastrirliu ka kundërshtuar opozitën sa i përket numrit të testeve që realizojnë epidemiologët, por ka shtuar se shpejt do të mbërrijë një tjetër paketë.

“Nuk kemi parë ende një shembull kur testimet e kanë shpëtuar vendin nga vala e dytë. Jemi të përgatitur për të financuar testet e shpejta të antigenit, ku është bërë porosia nëpërmjet instrumetit të BE, 300 mijë teste të shpejta të antigenit.”

Marrja e antibiotikëve pa konsultën e mjekëve konsiderohet i gabuar, por shpejt qeveria do të miratojë dhe rimbursimin e ilaçeve

Nga ana tjetër mjeku Tritan Kalo ka sqaruar dhe rastet kur pacientët duhet ti drejtohen skanerit.

“Po ndiqet në praktikë një rrugë pak e gabuar. Fillohet nga fundi dhe perceptohet i sëmuri i prekur nga Covid-19 se thotë që ka bërë një skander dhe ka dalë me Covid. Skaneri në skemën e përcaktimit të diagnozës është elementi i pestë dhe është jo element që përcakton diagnozën. Ndihmon në vlerësimin e rastit dhe plotëson katër elementet e diagnozës.”

Prej nisjes së pandemisë deri këtë të dielë në shqipëri janë regjistruar  27.233 raste pozitive nga të cilët 13 854 janë ende duke u trajtuar në spitale ose shtëpi dhe 612 kanë humbur betejën