Ish-deputeti i Partisë Demokratike, mjeku Tritan Shehu shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bojkotuar COVAX, organizëm i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid për vendet e varfëra.

Reagimi i Shehut vjen pas njoftimit se, 156 vende të botës i janë bashkuar skemës globale COVAX,  e cila synon shpërndarjen e ndershme të vaksinës kundër Covid-19 dhe pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për bashkëpunim.

Lista përfshin 64 vende të pasura, të cilat vetë vetëfinancohen dhe  ka llogari bankare për thuajse dy të tretat e popullsisë globale.

Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të kontraktojë direkt me prodhuesit seriozë të mundshëm ose nëpërmjet qeverive të shteteve kryesore të Evropës.

Reagimi i plotë i Shehut:

Qeveria i hipën “breshkës” për një grusht vaksinash Covid.

Sot Qeveria angazhohet me pompozitet, siç unë e kisha paralajmeruar, se do te siguroje vaksinën Covid nepermjet COVAX- prit “gomar te mbije bar” i thonë!

COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje balancim ne shpërndarjen e vaksinës mbas prodhimit te saj, kryesisht për Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene një financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshëm.

Ne rastin me te mire ky organizem do te mund te siguroje per vendet qe do te aplikojne nje sasi vaksinash deri per 20 % te popullesise se tyre e kjo ne hapesire kohore deri ne fund te vititi 2021, pra shume pak e ne kohe te gjate.

Kjo eshte e verteta e propagandes qeveritare per vaksinen Covid kur Qeveria jone duhej:

—Te kontraktoje direkt me prodhuesit serioze te mundeshem ose nepermjet qeverive te shteteve kryesore te Europes per te siguruar vaksinimin gratis te reth 2 milion qytetareve, ne nje kohe te njejte me ate te vendeve te BE.

Per fatkeqesine e shqiptareve kjo Qeveri di vetem “te kakarise” pa bere veze”!

Por jo per shume gjate tashme!