Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Facebook vihet re që e ka nisur javën me masë nëpër rrugët e Tiranës.

Manastirliu ka dhënë për të gjithë mesazhin e mbajtjes së maskës në të gjitha ambientet, si një mundësi për të ulur infektimet.

Ogerta Manastirliu: “Askush nuk na pengon që sot ta bëjmë pjesë të garderobës dhe zakon të përhershëm tonin. Ne kemi mundësi të mbrohemi, të ulim infektimet. Përse duhet të sëmuremi, përse duhet ta çojmë dëm sakrificën e bërë pak muaj më parë, sakrificën e mjekëve dhe infermierëve tanë që po i shërbejnë pacientëve natë e ditë në spitale”