Man. United përmbys Mourinhon, i afrohet më shumë kreut

Man. United përmbys Mourinhon, i afrohet më shumë kreut

Jose Mourinho nuk ia del kundër ish skuadrës së tij të Man. United duke rezistuar vetëm një pjesë.

Në shtëpinë e Spursave, Man. United triumfoi 3-1 me përmbysje rezultati për të regjistruar suksesin e tretë radhazi dhe i afrohen 11 pikë rivalëve të Man. City qe vijojnë të kryesojnë.

Teorikisht mbetet gjithçka e hapur për titullin por me tepër ky sukses blindon vendin e dytë për skuadrën e Solskjaer.

Fillimsiht ishte Ming son që i dha avantazhin Tottenham në minutën e 40' ndërsa Man. United tregoi forcën në 45 minutat e dyta dhe me golat e Fred në 57' dhe Cavanit në 79' përmbysi çdo gjë ndërsa në 96' Greenwood bëri edhe të tretin për ta mbyllur sfiden 3-1.

Kjo humbje vështirëson edhe më tej objektivin e Tottenham për t'u futur mes 4 më të mirëve e nga ana tjetêr Man. United nuk e quan ende të mbyllur luftën për titull.

EMISIONET