Para një javë në Sarandë u regjistruar një aksident i frikshëm ku mamia Adelina Rizvani mbeti e plagosur rëndë ndërsa shoferi i ambulancës dhe shoferi i makinës BMW X5 ja hodhën paq.

Për shoferin e ambulancës Aleko Kajo u dha masa e arrestit me burg pasi ishte pikërisht ai që kishte hyrë kundravajtje, ndërsa drejtuesi i X5-ës, Kosta Kaca, u la në hetim në gjendje të lirë.

24-vjeçari ndodhej në spital në Tiranë ku po merrte trajtim nga lëndimet që kishte pësuar, por pas marrjes së informacionit se mamia kishte ndërruar jetë, është arratisur nga spitali.