Mallakastër, vjedhja e energjisë elektrike shkaktoi zjarrin, në pranga 43-vjeçari

Mallakastër, vjedhja e energjisë elektrike shkaktoi zjarrin, në

Një 43-vjeçar në Mallakastër u arrestua pasi është shkaktari i një zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe toke.

Shtetasi me iniciale A.V., banues në Visok merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatdhe për pasojë në kabëllin që merrte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarrin.

Si pasojë është djegur një sipërfaqe me ullinj e pemë frutorë në pronësi të shtetasit me iniciale M.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Vjedhje e energjisë elektrike".

Vendi Lajme zjarr mallakaster Aktualitet ullinj vjedhje energjie elektrike pylli peme frutore

EMISIONET