Maliqi: Socialistët e ndershëm drejt LSI-së, Kryerilindasi i tërbuar sajon skenar me Polici

Maliqi: Socialistët e ndershëm drejt LSI-së, Kryerilindasi i

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, thotë se në këtë parti po vërshojnë socialistët e ndershëm, ndaj dhe sipas tij, kjo e ka tërbuar kryeministri Edi Rama, ndaj dhe ka sajuar skenarë me Polici.

Nga ana tjetër, ai thotë se në zgjedhjet e 25 prillit, LSI-ja merr 3 mandate në Berat.

"Të gjithë socialistët e ndershëm po vërshojnë drejt LSI-së, dhe kjo e ka tërbuar Kryerilindasin, aq sa po sajon skenar me ‘Polici’ ndaj LSI-së, për të mbuluar blerjen e votave nga PS-ja me shishe vaji. Takimet tona janë plot me qytetarë, të gjithë vijnë me dëshirë, jo me detyrim siç është demaskuar kampi mavi. Por LSI-ja do ti japë goditjen finale Rilindjes më 25 Prill, duke nisur me 3 mandatet në Berat".

EMISIONET