Deputeti Lefter Maliqi thotë se populli do e ndëshkojë kryeministrin Edi Rama për keqqeverisjen e tij, ndaj dhe bën mirë që ai të kërkojë azil politik në Turqi.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama e grryen tepsinë me oligarkët, dhe se ka masnhtruar e varfëruar popullin.

Maliqi shprehet se qeveria është bërë njësh me krimin dhe se ka shpopulluar vendin.

Sipas tij, do të zhfuket edhe ERTV-ja e mashtrimit.

Postimi i Maliqit në Facebook

Ramziu, në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes.

Nga sot, thotë, në komunikim intensiv me publikun…Çfarë aktrimi i dal boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi?!

Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri.

Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.

Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri?! Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj.

Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret …..Opozita e Bashkuar = 100 mandate. Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.

P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar.

Koha jote mbaroi! Ah se harrova… Bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit.