Maliqi: Rama i ka varfëruar shqiptarët për t'i blerë më lehtë në zgjedhjet e ardhshme

Maliqi: Rama i ka varfëruar shqiptarët për t'i blerë

Këshilli politik, tashmë me një formulë të re përfaqësimi, do të mblidhet të hënën në orën 11, për të diskutuar mbi tri çështje që u hapen për diskutim nga opozita parlamentare dhe partia socialiste pas marrëveshjes së 5 qershorit, hapjen e listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut.

I pranishëm në këtë takim do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Por pavarësisht mbledhjes, deputeti Lefter Maliqi i qëndron sërish marrëveshjes së arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për RTV Ora, Maliqi shprehet se Këshilli Politik është aktrimi i rradhës i Edi Ramës. Deputeti beson tek fitorja e opozitës së bashkuar duke u shprehur se Rama do të ketë një fund të hidhur.

Maliqi: Këshilli Politik ka mbaruar punë që më datë 5 qershor në rezidencën amerikane. Atë marrëveshje që e firmosën dhe ambasadorët e BE-së dhe ShBA. Shqiptarët janë në verën e ardhshme me një fitore spektakolare të opozitës së bashkuar. Të gjitha nismat e tjera me regji të beut të Surrelit dhe me porosi të kryera nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, për të përdorur opozitën e re e cila tashmë mbi 20 deputetë kanë qenë në të gjitha pro të gjitha nismave antiligjore të Rilindjes. Nesër është aktrimi i rradhës i këtij njeriu i cili është fatkeqësi kombëtare. Ky njeri do iki me një fund të hidhur.

Gjithashtu Lefter Maliqi tha se Rama është një faktor për varfërimin e Shqipërisë dhe se e ka bërë me qëllim. Kjo pasi sipas tij, Rama e ka më të lehtë për të blerë votat e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Maliqi: Ai lakuriq ka dalë me kohë. Tani e nxori kokën. Tashmë këto kohë përflitet që do të dalin dhe provat e sakta kur ka qenë në vitet 93'-94' në burg në Francë nën akuza sipas dosjes dhënë nga koleksionisti Gjergji Thimo dhe sipas të dhënave ka qenë i dënuar 3 vite e disa muaj. Ka bërë shumë pak dënim për shkak të një kartele mjekësore si skizofren. Dhe unë besoj se këto kohë ato do të dalin. Kam disa mesazhe këtu të ardhura. Problemi është që ky njeri është me të vërtetë me probleme, ndaj Sali Berisha në Kuvend i thoshte që të bëjë testin e drogës dhe psiqik. Ky të gjitha i mohon ashtu siç mohon këto të Gjergj Thimos për dosjen.Çfarë akuzash nuk kemi për këtë njeri dhe ky sërish nuk reagon, pavarësisht qëndrimeve të tija.

Unë kam qenë drejtues i mirëfilltë policie, ku të burgosurit me burgim të përjetshëm sot janë në burgjet e Shqipërisë pavarësisht se disa prej tyre po del. Kur arrestoja kriminel, kur i thërrisja si të dyshuar, kishin një qetësi siç e ka ky. Një qetësi, mohonte çdo gjë, i mbante në shantazh të tjerët për të arritur qëllimet e krimit, të njëjtën gjë siç bën ky me popullin. Ky ka një qëllim. E varfëroi vendin për ta blerë më lehtë për zgjedhjet e ardhshme. Edhe të dhënat e fundit nxorën që Shqipëria ka një pagë mesatare 30 përqind më pak se Kosova. Jo vetëm që pagat nuk i rriti por ka rritur taksat duke varfëruar popullin.Ky e la vendin dhe pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo sepse kërkon të vijë dhe njëherë në pushtet me qëllimin final.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Endi Mullaj

Vendi Lajme keshilli politik reforma zgjedhore Politikë lefter maliqi ndryshimet kushtetuese

EMISIONET