Pavarësisht se mazhoranca shprehu vullnetin për t’i qëndruar marrëveshjes për reformën zgjedhore dhe për votimin e saj më 23 korrik, gjatë seancës parlamentare ditën e sotme, ato i propozuan opozitës parlamentare një konsensus për të marrë votat e tyre në shkëmbim të ndryshimeve kushtetuese.

Kjo lojë me dy porta e PS për reformën zgjedhore, brenda dhe jashtë parlamentit ka çuar mbasadoren e ShBA në Parlament ku zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Për deputetin Lefter Maliqi, kjo është një lojë e kryeministrit Rama për të bllokuar këtë marrëveshje, duke përdorur opozitën e re.

I ftuar në Ora News ai thotë se Rama është i gatshëm që të shesë deputetët e tij vetëm për të bllokuar marrëveshjen.

Maliqi: Ku janë këta deputetë të opozitës së re që ngrihen kundër një marrëveshje. Data 30 korrik është data më e mirë që Shqipëria mund të ketë një parlament, një marrëveshje që vendi të kalojë sa më shpejtë në zgjedhje. Të gjitha kriteret në këtë marrëveshje janë në mbrojtje të votës. Ky njeri me aktrimin e tij në këto dy takime, do ta votojë si Çeço. Sepse është marrëveshja e firmosur nga Gjiknuri që do ta shesë nesër, nga opozita legjitime. Do ta shesë mbase në zgjedhjet e ardhshme se pse firmosi marrëveshjen.

Kishte një pakënaqësi te Rama se e di që humbet. Dhe vijon me spektaklin e thotë që unë do ta votoj, madje këta të opozitës së re janë lojë e këtij thonë që po ble deputetë. Ne jemi 10 deputetë që firmosim marrëveshjen dhe 74 të PS. Marrëveshja është e kaluar. Duke parë që marrëveshja është e kaluar, nxori deputetë të PS që kushdo që është kundra Ramës. Ky ose do ta votojë marrëveshjen si Çeço, ose do të vijojë lojën me opozitën e re për të bllokuar parlamentin dhe për të bërë zhurmë për tu thënë ndërkombëtarëve që nuk kam çfarë të bëj.

Me një ton kritik, Maliqi u shpreh që si ky Parlament, qytetarët mos e pafshin kurrë pasi është kthyer në një aktrim të gjallë.

Këtu ai solli në vëmendje sjelljet e ministrave gjatë kohës së tërmeteve të cilët kishin dalë në ndihmë të banorëve të dëmtuar e tani nuk gjenden askund.

Maliqi: Si ky Parlament, mos më zënçin më sytë mua dhe gjithë shqiptarëve sepse është kthyer vërtetë në aktrim dhe shoë të ligë për shqiptarët. Nuk ka asnjë ligj që ka qenë në shërbim të shqiptarëve. Kam qenë zë kritik që kur mora mandatin. Pamë fatkeqësitë e tërmeteve të qershorit dhe nëntorit. Pamë ministra me çanta e garuzhde duke ndihmuar madje edhe duke qarë në Parlament. Ku i ke sot fatkeqët e tërmetit. Ku e ke buxhetin e shtetit përveç borxhit të marrë nga Bashkimi Europian. Kemi parë tym të zi kudo, në drejtësi. Këtu është një Rilindje e krimit, sekt kriminal.

Çfarë është ky njeri që nuk hetohet? Ku janë organet e drejtësiosë. Ku është ky që shkatërroi një koleksionist të Korçës, i shkatërroi dhe familjen. Krimi do pushtet se s’bën. Nuk jemi përballë PS sepse socialistët janë më të zhgënjyer se kushdo tjetër. Jemi përballë të një sektit kriminal që nëpërmjet mbajtjes peng të Gjykatës Kushtetuese mban peng pushtetin lokal. Po të krijohet Gjykata Kushtetuese rrëzon zgjedhjet lokale. Ky njeri po përdor të gjitha metodat për të mbajtur peng marrëveshjen për zgjedhoren.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Endi Mullaj