“Ramziu ka frikë edhe nga armiqtë e padukshëm brenda PS-së, imagjinoni tmerrin që ndjen nga ata të dukshmit…” shkruan deputeti i pavarur Lefter Maliqi në një postim në facebook që e shoqëron me një video të vitit 2005, kur Ilir Metës i bëjnë një pritje madhështore në Berat.

Maliqi shpreh bindjen se opozita e bashkuar do i japë fund rilindjes.

“PD-LSI opozita e bashkuar që do firmosë fundin e Rilindjes në pranverën më shpresëdhënëse të 30 viteve demokraci… Uragani popullor nuk shuhet dot nga miliardat e krimit dhe oligarkëve që do hedhë Ramziu në fushatë.”

Nga Elbasani Kryeministri Edi Rama shpalli dje objektivin e tij për marrjen e një mandati të tretë në krye të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për këtë ai la qarkun e Vlorës dhe mori Durrësin duke zëvendësuar Vangjush Dakon.