Maliqi: Më 26 Rama del i përzhëlitur e me pelevreke. Opozita e Bashkuar forcë e parë në Berat

Maliqi: Më 26 Rama del i përzhëlitur e me pelevreke. Opozita e

Në një dalje për mediat nga selia e Kuvendit, deputeti dhe kandidati i LSI në qarkun e Beratit Lefter Maliqi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të bëjë diversionet e fundit mes Opoztitës së Bashkuar duke folur për një koalicion me PD.

Lexo edhe: Basha i mbyll derën Ramës për bashkëpunim, debat virtual në twitter

Sipas tij, këto veprime tregojnë se për Ramën nuk ka asnjë dritare shpëtimi.

“Ju i keni parë edhe diversionet e fundit të aktorit të pështirë të Rilindjes, i cili bën thirrje për koalicion me Partinë Demokratike dhe me zotin Basha, që do të thotë se nuk gjen dot më dritare shpëtimi, as shpëtim ligjor, as shpëtim politik. Mua këto diversionet e tij, këto aktrimet dhe mashtrimet e tij më kujtojnë mitin e Hamit Matjanit, i cili vrau vajzën e vet për të shpëtuar nga Sigurimi i Shtetit. E njëjta gjë, siç vrau PS për të shpëtuar nga zullumi, nga oligarkët, nga krimi dhe nga korrupsioni.

Të jeni të bindur se ky do të përfundojë njësoj si miti i Hamit Matjanit. Më 26 do të dalë i përzhëlitur, me çitjane, me pelevreke, i tymosur nga tuneli i Surrelit”, tha Lefter Maliqi, i shtati në listën e LSI në Berat, ku sipas tij, forca që ai përfaqëson merr tre mandate, ndërsa Opozita e Bashkuar del forcë e parë.

Me këtë rast, dua tju them se LSI në qarkun e Beratit del me tre mandate të blinduara dhe këtë do ta shihni ditën e dielë, ora 11, kur mijëra socialistë do të mëshojnë për të pritur zonjën Kryemadhi në mitingun përmbyllës në qendër të Beratit. Po kështu, Opozita e Bashkuar fiton për herë të parë qarkun e Beratit dhe madje gjithë Shqipërinë. Ne synojmë drejt mandatit të katërt. PS është në gangrenë të plotë”, tha ndër të tjera Maliqi.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë LSI lefter maliqi berat opozita e bashkuar Aktualitet 25 prill diversione

EMISIONET