Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi shkruan në Facebook zjarri që është ndezur në këtë qark do të djegë Rilindjes në 25 prill.

Sipas Maliqit, me 25 Prill, shkarkohen kontrollorët e Rilindjes dhe shqiptaret bëhen kontrolloret e vetëm të qiellit dhe tokës së Shqipërisë.

Maliqi: Zjarri qe është ndezur ne Berat do djege Rilindjen me 25 Prill! Jemi te gjithë bashke, te bindur për votën qe do te hedhim, dhe te sigurt për fitoren qe do te korrim. Me 25 Prill, shkarkohen kontrolloret e Rilindjes dhe shqiptaret bëhen kontrolloret e vetëm te qiellit dhe tokës se Shqipërisë. 3 mandate te sigurta për LSI-ne, fitore spektakolare për Opozitën e Bashkuar.