Maliqi: LSI forcë e parë në qarkun e Beratit, e ka fitoren e sigurt

Maliqi: LSI forcë e parë në qarkun e Beratit, e ka fitoren e

Kandidati për deputet për LSI-në në Berat, është shprehur i bindur se Partia Lëvizja Socialiste e ka fitoren të sigurt në këtë qark.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Maliqi ka thënë se në Berat LSI-ja do të marrë 3 mandate duke shtuar se ndryshimi në vendin tonë po vjen.

Po ashtu ai ka përcjellë edhe një falenderim për Ambasadoren Yuri Kim, e cila mbrëmjen e djeshme në një intervistë për RTSH, tha se kush do ndryshimin të votojë për ndryshim dhe kush do kriminelë le të votojë për kriminelë.

Lefter Maliqi: Referendumi është shumë afër,  fitorja e opozitës së bashkuar është e sigurtë e sidomos në qarkun e Beratit, ku LSI do të ketë një fitore spektakolare. Kam bindjen e thellë, pasi jam një ndër themeluesit e LSI-së, por edhe si zyrtar i lartë dhe si deputetë, jap mesazhin sot se LSI-ja do të jetë forcë e parë në qarkun e Beratit dhe do të marrë e sigurt 3 mandate. Ndryshimi në vend do të ndodh shumë shpejtë dhe rinia nuk do të ketë nevojë për t’u larguar por do të qëndrojë në vend. Kemi një Parlament të kapur një reformë në drejtësi të cunguar, mezi u krijua Gjykata Kushtetuese. Pra ne do të ecim në shinat e demokracisë ashtu siç tha dhe ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim, e cila mbetet për t’u falenderuar që i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë të ndershmit dhe jo kriminelët.

Pyetje: Cilët janë sfidat e Lefter Maliqit për të shkuar në Kuvend, duke qenë se renditeni i 7 në listën e LSI-së në Berat?

Lefter Maliqi: Kam një mbështetje të gjerë të qarkut të Beratit, për mua flasin veprat, do thyej herësin. Nuk është qëllimi im vajtja në parlament, por do shkojë me votat e shqiptarëve, me socialistët e zhgënjyer. Ata do votojnë Lefter Maliqin për veprat që ka bërë, jam i bindur se do kem mbështjen totale.

EMISIONET