Maliq: Sheh policinë, ikën e braktis çantën me 8 kg drogë

Maliq: Sheh policinë, ikën e braktis çantën me 8 kg

Një sasi prej 8 kg kanabis u sekuestrua në një ndërtesë të braktisur, në afërsi të fshatit Lozhan, Maliq në të cilën dyshohej se ishte fshehur një person që transportonte lëndë narkotike.

“Gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis  dhe 1 armë zjarri tip pistoletë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “

Personi që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike sëbashku me armën e zjarrit porsa ka parë shërbimet e policisë është larguar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Vendi Lajme Kronike trafik droge

EMISIONET