Zjarri i Grizzly Creek në Glenwood Canyon u bë zjarri me rrezikshmëri më të lartë në ShBA. Zjarri filloi pasditen e ditës së hënë për shkak të motit të nxehtë dhe nëpërmjet erës dhe bimëve të shumta që ndodheshin aty ai filloi të përhapej.

Nga e marta zjarri kishte filluar të merrte pjesën e lumit Kolorado në anën jugore të Glenwood Canyon dhe kishte djegur afërsisht 3200 hektarë.

Erërat e padites e zhvendosën dhe e shtynë zjarrin në perëndim  në No Name dhe përtej lumit në jug, menjëherë banorët e këtyre lagjeve u evakuuan.

“Moti i nxehtë dhe i thatë i kombinuar me lëndë djegëse gjithashtu dhe era bënë që zjarri të marrë drejtime të shumta. Zjarri përshkoi lumin Kolorado duke u vendosur në anën jugore”- tha David Boyd zyrtar për informimin e publikut dhe Menaxhimin e Zjarreve.

Gjithsej janë 211 zjarrfikës të cilët që prej fillimit janë duke punuar për shuajtjen e zjarrit.

Një flotë e avionëve të zjarrfikësve po punon gjithashtu nga ajri për të shuar zjarrin, dy avionë të mëdhenj, katër helikopterë të rëndë dhe një helikopter i mesëm.