Malaj: Në 2005, PD gjeti nivelin më të ulët të borxhit publik, ne e lamë pushtetin me stabilitet të financave

Malaj: Në 2005, PD gjeti nivelin më të ulët të borxhit

I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, ish-MInistri i Financave Arben Malaj, pranoi se me ardhjen në pushtet të PD në 2005, pati disa inicativa për ekonominë.

Por, sipas Malajt, PD erdhi në pushtet në momentin kur niveli i borxhit ishte më i ulëti, dhe kur financat publike ishte të stabilizuara gjatë qeverisjes 8-vjeçare socialiste.

Arben Malaj: ''Pika në të cilën e gjetën dhe pika në të cilën e lamë ne ishte pika me nivelin më të ulët të borxhit publik, dhe me stabilitetin më të mirë të financave publike. Pra, ne erdhëm në një ambient me tokë të djegur, PD erdhi në një ambient të përmirësuar. Kjo i krijoi premisat. Sigurisht, kishte mundësi që edhe disa reforma të bëheshin edhe të përmirësoheshin. Ajo që më vjen keq dhe e shikoj sërish në tregun politik shqiptar, ideja e taksave absolutisht të ulëta. Duket se nuk funksionon, sepse PD pagoi një kosto për atë, uli taksat sepse mungonin të ardhurat në buxhet dhe përkeqësoi administrimin. Pati disa iniciativa, por po të shikojmë pikën e marrjes me pikën e dorëzimit, treguesit erdhën duke u përkeqësuar deri në vitin 2013.''

Ekonomi Lajme arben malaj ekonomia shqiptare ekopolitike

EMISIONET