Malaj: Meta socialist 24 karat, Rama sa majtas-djathtas. Ramën e kam shok, do pi kafe kur ta braktisë PS-ja

Malaj: Meta socialist 24 karat, Rama sa majtas-djathtas. Ramën e kam shok,

E ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputetja Nora Malaj u shpreh se Meta është socialist 24 karat ndërsa Rama shkon sa majtas dhe djathtas.

Malaj shtoi se Ramën e ka shok dhe kur ta braktisë e gjithë PS-ja do të shkojë të pijë një kafe me të.

Malaj: Meta nuk është më kryetari i LSI-së, por kryetari i shteti. A ka ndërtuar LSI-në. Është socialist 24 karat dhe e ka zemrën te e majta, ndërsa Ramën e kemi një herë djathtas, herë majtas duke u luajtur syrin të dyja palëve. Rama është absolutisht makiavelist sepse përdor të gjitha mjetet e mundshme, morale dhe amorale. Ai ka ulur staturën e politikanit, lë pastaj ligjërimin e politikanit socialist.

Ramës ia kam thënë edhe si shok, se e kam shok. Kur të mos jetë kryeministër dhe kur PS-ja do ta braktisë, unë do të shkoj që të pi pafe me të se do të ngelë vetëm. Rama nuk qeveris vetë. Rama ishte shumë më i ndrojtur kur ishte fëmijë. Sot ai po bën ato gjëra që uk ka bërë dikur.

Vendi Lajme Politikë PS rama meta kafe nora malaj socialist

EMISIONET