Malaj: Amnistia fiskale nuk është shkop magjik, nuk e lufton krimin në ekonomi

Malaj: Amnistia fiskale nuk është shkop magjik, nuk e lufton krimin

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj thotë se amnistia fiskale nuk është shkop magjik që mund të reduktojë informalitetin.

Arben Malaj: ''Amnistitë fiskale nuk janë shkopi magjik siç e pretendon qeveria se do zgjidhë problemet e trashëguara të informalitetit, apo se do të reduktojë informalitetin. Kaq e paqartë dhe e papërgjegjshme është qeveria sa promovon një ligj për amnistisë, dhe ndryshe nga vendet e tjera të botës, nuk jep shifër se sa çpjesë e burimeve informale do të formalizohen, dhe sa do të jenë të ardhura në buxhet. Ligji më tepër ose detyrime të panjohura të qeverisë ndaj atyre që do përfitojnë realisht, ose një keqpërdorim elektoral.''

Në një lidhje përmes Skype për ''Ora News'', Malaj u shpreh se aministia nuk i ndihmon emigrantët, pasi ata kanë para informale nga mospagimi i taksave në shtetet ku jetojnë.

Për Malajn, problemi që ka Shqipëria është paraja kriminale, dhe aminstia nuk e lufton dot krimin në ekonomi.

Arben Malaj: ''U fol se amnistia do ishte një ndihmë e madhe për emigrantët. Nga të gjitha kontaktet që ne si institut për politikat publike dhe mirëqeverisje, kemi me emigrantët në Greqi dhe Itali, asnjëri prej tyre nuk e sheh si një instrument që do t'i ndihmojë. Ata kanë vite atje, njohin sistemin bankar. Nëse kanë para informale nga mospagimi i taksave,  nuk është para kriminale. Problemi që ka Shqipëria është paraja kriminale. Amnistia fiskale nuk e lufton krimin në ekonomi.''

Sipas ekspertit të ekonomisë, informaliteti në vend do të rritet për shkak të rritjes së varfërisë dhe papunësisë.

Arben Malaj: ‘‘Në të gjitha rastet e krizave, informaliteti rritet sepse rritet varfëria, rritet papunësia, dhe për mbijetesë tentohet të shkohet në informalitet. Edhe në krizën financiare të vitit 2008, në Gjermani u rrit informaliteti nga 8% të GDP, në 10%. Ne e kemi 33-36%. Pra, e pranojmë se do ketë rritje të informalitetit. Nuk luftohet informaliteti me gjoba, nuk është strategji. Vendet e tjera të botës kanë treguar se nëse do që të luftosh informalitetin, duhet që 80% e masave të jenë lehtësuese, dhe vetëm 20% të jenë penalizuese.”

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo edhe: Ulja e qirave për pasuritë shtetërore, Malaj: Vendim me risk të madh, opozita të mos lejojë kapjen e shtetit

Ekonomi Lajme ekonomi arben malaj amnistia fiskale

EMISIONET