Vijon makthi i qytetarëve në Tiranë, të cilët duhet të përballen çdo ditë me trafik të rënduar.

Punimet për Unazën e Re, por edhe punime në rrugë të tjera kryesore dhe dytësore në kryeqytet kanë sjellë rëndim të trafikut në qarkullimin e mjeteve.

Segmenti më i rënduar rrugor vijon të mbetet autostrada Tiranë-Durrës, por edhe rrugët dytësore pranë këtij aksi.

Në pamjet e siguruara nga Ora News dallohet qartë se radha e automjeteve është kilometrike dhe makinat nuk lëvizin pothuajse fare nga vendi.

Më e rënduar situata shfaqet pranë mbikalimit të Kamzës në drejtim të sheshit Shqiponja.

Përveç autostradës, edhe rrugët dytësore janë totalisht të bllokuara.

Varg kilometrik makinash me qytetarë që duhet të presin me minuta të tëra për tu futur në Tiranë.

Bllokimi i shumë rrugëve dhe ngushtimi i shumë të tjera për të bërë korsi biçikletash kanë bërë që përgjatë gjithë javës, lëvizja me automjet në Tiranë të jetë një problematikë e ngritur disa herë nga qytetarët, por që nuk po gjen zgjidhje nga autoritetet.

/a.r,OraNews