Makthi i parkimit në Tiranë, ekspertët: Strategjia e ngushtimit të rrugëve e gabuar për trafikun

Makthi i parkimit në Tiranë, ekspertët: Strategjia e ngushtimit

Kjo është pamja më e përditshme në rrugët e Tiranës.

Trafikut për shkak të rrugëve të ngushtuara në Tiranë i shtohen dhe automjetet që ndalojnë qoftë dhe për pak minuta. Mungesa e vend qëndrimeve, është kthyer në armik për drejtuesit e mjeteve.

Korsitë e biçikletave janë domosdoshmëri, por strategjia e ndjekur ka sjellë jo vetëm bllokimin e aktivitetit, por po ashtu dhe vështirësi në lëvizje. Zgjidhje për ekspertët mund të jetë dhe ngushtimi i hapësirës ku lëvizin biçikletat

"Gjerësia e parametrit teknik i segmenteve rrugore nuk mund të lejojë që përdoruesit e biçikletave të kenë një korsi me gjerësi të tillë, siç është për shembull në rrugën e Durrësit ose në rrugën e "Myslym Shyrit."

Eksperti Islam Qibini thotë se korsitë e biçikletave mund të aplikohen edhe në trotuare.

"Qytetarët nuk kanë mundësinë e parkimit dhe të ndalimit qoftë dhe për një kohë të shkurtër siç jemi në tani në rrugën "Myslym Shyr" ku në dy anët e rrugës kemi gjerësi trotuari të tillë ku korsia e biçikletave mund të jetë shumë mirë mbi trotuar," shprehet ai.

Në rast të parkimit të gabuar qoftë edhe për disa minuta, drejtuesit e mjeteve duhet të përballen me gjobat e policisë rrugore. Por ato nuk janë zgjidhje.

"Kjo është një nga kundravajtjet më të lehta që policia bashkiake dhe policia rrugore mund të aplikojë ndaj drejtuesve të mjeteve. Krijohet mundësia qytetare për të parkuar në korsinë e krahut të djathtë, por siç përmenda duhet të bëhet me studim nga specialistë të cilët krijojnë mundësinë e vendosjes në mënyrë të tillë të parkimit të mjeteve që mos bëhen pengesë për qarkullimin," shprehet Qibini.

Edhe mjetet e bashkisë detyrohen të qëndrojnë në zona të ndaluara, por ndaj tyre pak kush beson se vendoset masa ndëshkuese

Vendi Lajme Aktualitet trafiku ne tirane parkimi korsite e bicikletave

EMISIONET