Arrestohet nga policia e Shijakut shtetasi Petrit Lazeri.
Lazeri ishte shpallur nëntë herë në kërkim.
Gjatë kontrollit, policia e Shijakut ka gjetur makina të vjedhura dhe lëndë narkotike.
Ai akuzohet për vjedhje makinash dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Lazeri ishte kthyer në makth për qytetarët e Durrësit e Shijakut, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë dhe në qytete si Lushnja, Kavaja e Fieri.