Largimi i Cristiano Ronaldos do të kishte pasoja të dukshme në konkurrencën e Juventusit, duke pasur parasysh lojtarin e pazëvendësueshëm të portugezit në fushë, por në nivelin ekonomik përfitimet do të ishin të mëdha, çka ka bërë që klubi bardhezi ta kthejë shitjen e tij në një “plan biznesi”.

Të  ardhurat aktuale të prodhuara nga CR7 janë shumë të larta, pavarësisht edhe kostove që ka mbajtja e tij në skuadër.

Së pari, 115.5 milionë për blerjen e tij paga neto vjetore 31 milionë euro. Gjithë pagat e ekipit janë 250 milionë dhe largimi i 5 herë fituesit “Topit të Artë” do ti ulte  ato me 25%, përcjell Ora News.

Përfitimet

Ronaldo i kushton Juventusit 375 milion gjatë 4 viteve, por duke pasur parasysh që shitja do të përmirësonte llogaritë me 93 milion në vit,  çfarë efekti do të kishte në të ardhurat?

Së pari, sa përfitime ekonomike dha CR7? Disa menduan se Ronaldo do ti shlyente këto vetëm me shitjen e fanellave.  Ato u rritën me 16 milionë euro në vitin e parë por sërish nuk ndodhi ajo që pritej.

Në vitin e dytë, shitjet ranë, sigurisht për shkak të Covid-19. Juventusi shiti mesatarisht 500,000 fanella, ndërkohë që Real Madrid dhe Juventusin arkëtonin deri 1.6 milionë arikuj në vit.

Ronaldo nuk ishte në gjendje të rrisë numrin e biletave të sezonit, të kufizuar nga kapaciteti i Stadiumit, por të ardhurat u rritën në vitin e parë me 17% (në 30 milionë) sepse kompania ngriti çmimet e saj dhe të ardhurat mesatare për abonetë u rritën nga 881 në 1,029 euro.

Viti i dytë u penalizua nga Covid por kontributi i Ronaldos sa i përket biletave mund të vlerësohet në 2.8 milionë në biletat e sezonit (neto prej + 5.7% në vit që Juventus kishte aplikuar mesatarisht në vitet e mëparshme) dhe 4.7 milionë në faturat e ndeshjeve teke.