Aksident në Vlorë, makina përplas dy kalimtaret. Nisen me urgjencë drejt spitalit

Aksident në Vlorë, makina përplas dy kalimtaret. Nisen me

Aksident me dy të plagosur në bulevardin Vlorë-Skelë.

Siç raporton gazetari Edi Ruçi, aksidenti ka ndodhur në orën 21:15 ku një automjet ka përplasur dy kalimtare, që ishin duke kaluar te vijat e bardha.

Të aksidentuarat janë dërguar me kod të kuq drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike vlore aksident Aktualitet kembesore vijat e bardha

EMISIONET