Makina përplas për vdekje 66-vjeçaren në Tiranë, viktima ende e paidentifikuar

Makina përplas për vdekje 66-vjeçaren në Tiranë,

Aksident me pasojë vdekjen e një qytetareje është regjistruar pak më parë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Abedin Rexha" dhe ku viktimë ka mbetur një 66-vjeçare, ende e paidentifikuar.

Nga ana tjetër, policia njofton se drejtuesi i mjetit, një 43-vjeçar me iniciale P.Rr, është shoqëruar në ambjentet e komisariatit nr.2.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme policia Lajmi i fundit Kronike tirane aksident Aktualitet 66-vjeçarja

EMISIONET