Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

Mësohet se shkak për zjarrin ka qenë një defekt teknik.

Makina është djegur krejtësisht në pjesën e motorit.

Fatmirësisht, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë flakët.