Një aksident i tmerrshëm rrezikoi jetën e 5 fëmijëve ditën e sotme (8 shtator) në Londër.
Një makinë doli nga rruga duke u përplasur me një grup fëmijësh pranë një shkolle në Earsfield.
Shërbimi i aumbulancës së Londrës bëri me dije se nga aksidenti mbetën të plagosur 8 persona.
Aktualisht në spital po marrin shërbim mjekësor 5 fëmijë jashtë rrezikut për jetën.
Mediat britanike bëjnë me dije se disa fëmijë mbetën poshtë makinës dhe ishin kalimtarët ata që i ndihmuan.
Drejtuesi i mjetit daloi menjëherë makinën për tu ardhur në ndihmë fëmijëve.


