I ftuar në Ora Sport, ish – trajneri i Tiranës, Gagush Magani u shpreh se një aset i rëndësishëm për një skuadër është balanca psikologjike.

Sipas tij, Kukësi luajti vetëm për 3 pikët dhe ja arriti pavarësisht kontestimeve për rastet.

Magani: Ishin dy skuadra me module të ndryshme. I vetmi problem që kishte Bylisi në pjesën e parë ishte mbrojtësi i krahut të djathtë. Ndërsa pjesën e dytë u zëvendësua për të risjellur balancën. Kryesorja është balanca psikologjike. Kukësi u fut me mendjen për 3 pikë, për jetë a vdekje. Fitorja ka vlera por unë e komplimentoj shumë skuadrën e Bylisit. Janë me meritë aty ku janë.

Ndërsa për penalltinë e akorduar për skuadrën verilindore Magani u shpreh se nuk ishte.