Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit  nga Ora News të përgjimeve të Antimafias italiane, ku dilnin në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Në një postim në në facebook, Valisi ka publikuar videon e kronikës së Ora News,duke e shoqëruar me titullin: Mafia pushton Tiranën!

“Pushteti i rilindjes ne sherbim te Mafies.Toka e Tiranes ndahet nga pushtetaret rilindas me Mafian.Bashkia e Tiranes ne sherbim te Mafies kunder qytetareve te Tiranes” shkruan Vasili.

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës. 

LEXO EDHE

Ekskluzive/ Mafia italiane në Tiranë?! Ora News zbardh përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi