Takimi Macron - Vuçiç, presidenti serb me "ide të re" për Kosovën

Takimi Macron - Vuçiç, presidenti serb me "ide të

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe shpreson që do të përfundojë së shpejti me një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët.

Temën e Kosovës, kryeshtetari francez e diskutoi të hënën me homologun e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen që organizoi në Pallatin e Elizesë.

Ai tha se po pret zgjedhjet për ta diskutuar çështjen edhe me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

"Unë i mirëpres rreziqet që presidenti Vuçiç merr vazhdimisht kur propozon zgjidhje të reja të cilat unë i mbështet. Por ka një zgjidhje të vetme që do e avancojë këtë temë, të cilën do e konsideroja temë intime për vendin, për popullin tuaj: ajo duhet pranuar nga të dyja palët, që ta zgjidhim përfundimisht këtë problematikë mu në zemër të Europës tonë."

Kosova kërkon që çdo marrëveshje të mos përfshijë shkëmbimin e territoreve ekzistuese.

Presidenti Vuçiç pranoi se alternativat që ai dhe presidenti Makron mund të parashtrojnë si zgjidhje, nuk kanë për ta bërë të lehtë kompromisin.

"Gjithmonë mbetem i gatshëm të dëgjoj idetë novatore të presidentit Makron. Platformën tonë do e propozojmë në mënyrën më të sinqertë, më të hapur dhe si gjithmonë me sigurinë e plotë në lidershipin e presidentit Makron për të arritur diçka në të ardhmen."

Ky ishte takimi i 11-të mes liderëve të dy shteteve.

Përveç çështjes shqiptare, presidentët Makron dhe Vuçiç folën edhe për anëtarësimin e Serbisë në BE, forcimin e partneritetit dypalësh, investimet dhe për situatën urgjente me pandeminë.

Rajoni Lajme Serbi Serbia zgjidhje homologu vuciq makron presidenti francez

EMISIONET