Ky është Gëzim Banucci, 75 vjeç. Dorën e rrudhosur e shtrin në trotuar në pritje të të hollave që mund t’i japin kalimtarët në Gjirokastër.

Lotët sapo i afrohemi nuk i përmban dot, teksa tregon jetën e vështirë që po kalon.

“Kam një kasolle dhe flet aty, jam njeri pa njeri.”

I gjendur në mes të katër rrugëve, e vetmja lutje që ka është të strehohet në një azil.

“I kërkoj bashkisë të shkoj në azil”

Në lagjen 18 shtatori, Banucci është një ndër të paktët persona që shikon duke zgjatur dorën për lëmoshë dimër e verë.

Në fakt strehimi në shtëpinë e të moshuarve është e vështirë. Kërkesat në Azil janë të larta ndaj dhe shpesh është shtruar nevoja për shtim të kapaciteteve por pa gjetur zgjidhje.