Lutja e Metës në kishë: Zoti të ndihmojë popullin dhe kombin shqiptar të kalojë këtë pandemi

Në 30-vjetorin e rikthimit të besimit, Presidenti Ilir Meta vizitoi kishen e "Shën Llezhdrit" në Prull të Lezhës, e cila është restauruar me kontributin e banoreve të zonës, pasi ishte rrënuar në kohen e diktatures.Nga ky objekt kulti qindravjeçar, Kreu i Shtetit ju drejtua Zotit me lutje për të ndihmuar njerezit në këtë situatë të vështire të krijuar nga pandemiaCOVID-19.Teksa refuzoi t'ju përgjigjet pyetjeve politike, Meta kërkoi solidarizimin e shqiptareve, duke theksuar se besimi në Zot është forca më e madhe për të mos humbur shpresën.

"Le ti lutemi sot kishës, kryqit, ti japë më shumë shpresë dhe besim  mbarë popullit shqiptar dhe kombit tonë për ta kaluar këtë situatë të vështirë, për ta ndihmuar dhe kujdesur për njëri-tjetrin, për të qenë të bashkuar dhe për të triumfuar ndaj çdo sfide dhe vështirësie".

Kjo ishte lutja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kishën e Prullit në Lezhë.

Meta tha se pandemia ka shtuar dramat njerëzore, familjare dhe shoqërore.

Meta: Është një sfidë që po vazhdon.Nuk flasim në kishë për çështje të tjera. Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve dhe lutemi për të gjithë ata që po vuajnë gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka për vëllezërit dhe motrat tona, luemi për mjekët dhe infermirët që kanë muaj që sakrifikojnë në kushte të vështira, por të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës në këtë situatë, të mos humbasin shpresën dhe të mos largohen nga vendi.

Vizita e Metës në kishën e rikonstruktuar erdhi edhe në kuadër të 30 vjetorit të rikthimit të besimit në  Zot dhe lirisë së fesë, e privuar për 45 vjet nga regjimi komunist.

Meta: Kjo kishë është dëshmitare e periudhave më të vështiora të sundimit të barbarëve të huaj apo edhe atyre vendas për fat të keq, të diktaturave, që u pëpoqën të thyenin besimin në Zot, të nënshtronin dhe shtypnin popullin tonë. Por fakti që kjo kishë është rindërtuar tregon se fuqia e saj vjen nga themelet që janë të shenjat dhe kanë brenda tyre Zotin që i ka dhënë forcë këtij populli, këtij komuniteti dhe shqiptarëve që të mos dorëzohen kurrë dhe të mos humbasin besimin, çdo sfidë ti bëjë më të fortë.

Ndërsa nga ambjentet e jashtme të kishes, Meta duke ju referuar përiudhes së Besëlidhjes së Skëndërbeut përcolli një mesazh për shqiptaret.

Meta: Lartësia e këtij Kryqi dhe fakti që Kisha e Shën Lledrit ka qenë dëshmitare e Besëlidhjes së Lezhës, tregon fuqinë e pamposhtur të këtij populli, falë besimit në Zot dhe tek e ardhmja europiane, të cilën e përcaktoi qartë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Gjatë kësaj vizite në Kishen e Shën Llezhdrit, një ndër më të vjetrat në Ballkan, presidenti Ilir Meta shoqërohej nga botuesi Nikoll Lesi, i cili është biri i kësaj zone.

Vendi Lajme ilir meta lezhe Politikë kisha e prullit

EMISIONET