Në Lushnje 67 vjeçari akuzohet se përdhunoi mbesën, në Bulqizë burri ngacmon 14 vjeçaren

Në Lushnje 67 vjeçari akuzohet se përdhunoi mbesën,

Gjykata e Lushnjes caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg për 67 vjecarin e arrestuar për përdhunimin e mbesës së tij 13 vjecare.

Refat Çela para gjykatës e mohoi akuzën për abuzimin e vajzës së së djalit, ndërsa pretendoi për kurth nga nusja e të birit.

Por gjykata vendosi ta mbajë në qeli të moshuarin. 67 vjeçari u arrestua dy ditë pas denoncimit të nuses së djalit, dhe sipas njoftimit të policisë ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mbesën 13 vjecare.

I akuzuari është paraqitur i vetëm në sallën e gjyqit dhe asnjë familjar nuk e ka shoqëruar.

Në Bulqizë është ndaluar një 53 vjeçar

 “Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Vendi Lajme lushnje Aktualitet perdhunon mbesen gjykata e lushnjes

EMISIONET