Lushnje, i ngacmoi seksualisht të bijën, sherr mes dy personash

Lushnje, i ngacmoi seksualisht të bijën, sherr mes dy personash

Një 54-vjeçar në Lushnje u arrestua pas një sherri me një 43-vjeçar, ky i fundit dyshohet se i kishte ngacmuar seksualisht të bijën 17-vjeçare.

Shtetasi me iniciale Xh.B. goditi me grushte shtetasin N.Ç. ky dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur.

Gjithashtu edhe 43-vjeçari u arrestua për ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një kapsollë e paplasur, fishekë të një arme gjahu dhe një thikë.

Të dy shtetasit e arrestuar ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vendi Lajme lushnje Aktualitet sherr te plagosur ngacmim seksual arrest

EMISIONET