Lushnje: Banorët denoncuan ndotjen në Ora News, gjobitet fabrika e peshkut

Lushnje: Banorët denoncuan ndotjen në Ora News, gjobitet fabrika e

Një fabrikë e trajtimit dhe konservimit të produkteve të peshkut në Lushnje është gjobitur me 2 milionë lekë.  

Kjo fabrikë shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë.
Ora News denoncoi problematiken e qytetareve në kronikat e saj.

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ushtroi kontroll në subjektin në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnje.

Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

Protesta e banoreve

https://www.youtube.com/watch?v=e0oGRJAnSCg&feature=emb_title


Vendi Lajme lushnje Aktualitet

EMISIONET