"Luleshtrydhet greke ulën çmimin" ankohen Fermerët e Fierit

Fillimi i këtij viti, ka sjellë problematika për fermerët e Frakullës në Fier .
Kultivuesit e luleshtrydhes thonë se çmimi i tyre për kilogram ka rënë gati dyfish

Prodhimin e shesin vetëm në tregun vendas. Luleshtrydhet e ardhura nga Greqia janë ato që kanë ulur fitimin për prodhuesit shqiptarë.

Fermeri: "Për momentin deri për Vitin e Ri për festat ishte çmimi shumë i mirë ishte 400 lekë kg mbas festave. Duke ardhur luleshtrydhet nga Greqia në Tiranë në tregun tonë automatikisht çmimi ju referohet luleshtrydheve greke dhe çmimi bie direkt sot që po flasim luleshtrydhja është 200 leke kg"

Fermerët thonë se vështirësi për ta kanë krijuar edhe këto ditë të ftohta që i ka detyruar ata të blejnë edhe material shtesë për serat.

Fermeri: ''Kushtet janë pak të vështira kushtet atmosferike kemi vendosur qe të blejmë tyle janë masa mbrojtëse që kemi vendosur për mos djegien e lules dhe të frutave "

Frakulla njihet për numrin e lartë të fermerëve që kultivojnë luleshtrydhe në sera por duket se ky vit nuk do të jetë aspak fitimprurës.

Vendi Lajme Aktualitet ferme cmimi tregu luleshtrydhe

EMISIONET