Luftoi 20 ditë me koronavirusin, 24 orë pasi del nga spitali, infermierja ndërron jetë

Luftoi 20 ditë me koronavirusin, 24 orë pasi del nga spitali, infermierja ndërron jetë

Një infermiere nga Argjentina ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ajo po luftonte me jetën në spitalin ku punonte përreth 20 ditë në Buenos Aires.

7 ditë ajo qëndroi e lidhur me një aspirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Pas 20 ditësh ajo u përmirësua dhe testi i saj i fundit doli negativ.  24 orë pasi doli nga spitali, infermierja 43-vjeçare humbi jetën. Simptomat iu rikthyen sërish dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo u dërgua sërish në spital me një ambulancë, por ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Bota Lajme koronavirus vdes infermiere

EMISIONET