Lufta në Siri, shikoni si përplasen blindat amerikane me ato ruse

Lufta në Siri, shikoni si përplasen blindat amerikane me ato ruse

Qeveria ruse  dhe ajo amerikane kanë fajëaur njëra-tjetrën për një përplasje të automjeteve të blinduara ruse dhe amerikane në veri-lindje të Sirisë, si pasojë u plagosën disa trupa amerikane.

Në një video të publikuar shihet se automjetet ushtarake ruse kanë përplasur një makinë të blinduar amerikane.

Rusia në një deklaratë të dhënë sqaron se ishte patrulla amerikane ajo e cila pengoi automjetet ruse.

Lajmet për incidentin u bënë të ditura ditën e mërkurë dhe ministria ruse e mbrojtjes tha që ata i kishin paralajmëruar ushtrinë amerikanë duke i thënë se do të ishin ata të cilët do të patrullonin në atë zonë.

“Përkundër kësaj, në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese, ushtarët e forcave të armatosura amerikane u përpoqën të bllokonin patrullën ruse. Në përgjigje të kësaj, policia ushtarake ruse ndërmori masat e nevojshme për të parandaluar një incident dhe për të kryer përmbushjen e misionit të dhënë”- tha një deklaratë e ministrisë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi automjetin amerikan duke shkaktuar lëndime në ekuipazhin e automjetit.

EMISIONET