Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është shprehur se, administrata e tij do të sigurojë 100 milionë doza vaksine anti-Covid deri në fund të këtij vitit dhe qindra milionë të tjerë në muajt në vazhdim.

“Falë operacionit Warp speed (e anonçuar nga administrate Trump për ti dhënë rrugë zhvillimit të një vaksine anti-Koronavirus) mund të mbërrijmë minimum 100 milionë doza vaksine deri në fund të vitit”, u shpreh ndër të tjera Trump gjatë një video-konference me Economic Club të New York-ut, përcjell Ora News.

Nga nisja e pandemisë, SHBA numëron 8,150,043 të infektuar me Covid-19, numri më i lartë në botë dhe 221,843 viktima.

/a.r, OraNews