Njësia bashkiake nr.3, ishte ndalesa e radhës e LSI për anëtarësimet e reja dhe  organizimin për zgjedhje në çdo qëndër votimi të LSI sipas parimit një anëtar një votë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ftoi qytetarët e Tiranës ti bashkohen ekipit të LSI për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë.

Ndërsa, Erisa Xhixho, premton se sëbashku do e bejmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë më 25 Prill.

Xhixho: Për të mundësuar një përfaqësim dinjitoz, meritokraci , gjithpërfshirje dhe transparencë.Përfshirja e sa më shumë intelektualve, grave, të rinjve në LSI mbetet misioni ynë, duke i dhënë shansin çdo qytetari që nëpërmjet angazhimit politik të kontribuoj në vendimarrjet e vendit.Sëbashku do e bejmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë më 25 Prill, do rindërtojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë.