LSI: SPAK të hetojë autorët e e dramës njerëzore në Kakavijë

LSI: SPAK të hetojë autorët e e dramës njerëzore

Ish-deputeti i LSI Vangjel Tavo, kërkon që SPAK të hetojë për emergjencën humintare që ndodhi në pikën kufitare të Kakavijës.

Përmes një postimi në Facebook, Tavo shkruan se po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike në Kakavijë qeveria as që do i prishte pushimet e saj.

Postimi i Tavos në Facebook

SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës.

Po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike në Kakavijë qeveria as që do i prishte pushimet e saj!

Qeveria i trajtoi shtetasit e saj si bijë të mohuar, duke i zhvatur me 120 euro për tampon, duke i lënë të painformuar mbi rregullat e kalimit të kufirit, duke mos u siguruar as kujdes shëndetesor apo ushqimor, e madje më keq, duke ua vënë fajin shtetasve të vet për rrdhën e gjatë, duke rrezikuar jetën e tyre, e duke lejuar të krijohen situata siç ishte humbja e jetës së një 10 vjeçari.

Dhe pas së gjithë kësaj drame kryeministri doli e mashtroi paturpërisht me fotografi të viteve më parë e duke i shitur ato si të tanishmet. Ishte një gazetare që shpëtoi jetën e foshnjes 11 muajshe në këtë video.

Kjo qeveri nuk subvencionon tamponet e emigrantëve në kufi. 500 euro duhet të paguajë një familje prej 4 vetash për tampone në mënyrë që të kalojë kufirin. Ndërkohë që shtetet ku ata shkojnë ua bëjnë falas. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdest por edhe po i zhvat shtetasit e vet.

U njoftua që më 5 gusht për kushtet e kalimit të kufirit e nuk bëri asnjë lëvizje por shkoi me pushime.

SPAK të hetojë menjëherë autorët e dramës njerëzore të Kakavijës.

Vendi Lajme SPAK Politikë vangjel tavo Aktualitet emergjenca humanitare ne kakavije

EMISIONET