LSI shpalos programin ekonomik, Kryemadhi: Taksë 9% për bizneset, financim për praktikën e të rinjve

LSI shpalos programin ekonomik, Kryemadhi: Taksë 9% për bizneset,

Edhe pse mes partive të opozitës nuk është zyrtarizuar marrëveshja para zgjedhore, LSI ka bërë publike programin ekonomik. Ndër të tjera Monika kryemadhi ka bërë të ditur dakordësinë për TVSH.

“Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë me 9% me partnerët opozitarë.”

Por LSI kërkon ulje të mëtejshme.

“Ne si LSI angazhohemi për të përjashtuar nga taksat çdo familje apo person që ka të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj.”

Për të rinjtë është menduar mbështetje financiare në arsimin, sidomos sa i përket inovacionit.

“Me programin “Garancia Rinore” ne do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Do të mbështesim realisht arsimin me 5% të prodhimit të brendshëm bruto.”

Por një tjetër paketë do të jetë dhe financimi i praktikës.

“Do të maksimizojmë programin “Mëso dhe fito” që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë.”

Sa i përket prodhimit vendas, LSI premton mbështetje financiare dhe mbrojtje të prodhimit vendas.

“Do të mbrojmë prodhimin vendas në mënyrë që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë."

Sa i përket fiskalizimit, LSI ka tjetër propozim atë të rimbursimit për çdo blerje.

“Ne propozojmë që brenda 5 muajve të miratojmë rimbursimin e 5% të çdo blerje me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike.”

Në këtë mënyrë sipas kryetares së LSI do të bëhet e mundur rimëkëmbja e menjëhershme e ekonomisë, por do tu krijohet mundësia të rinjve që të kthehen në atdhe.

5 prioritetet per 5 muajt e parë të qeverisjes nga progami i LSI

1- Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Çdo qytetar do t'i kthehet mbrapsh 5% për çdo shpenzim që do të bëjë.

2- Mbështetje për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. Programi nga "Bebja në bebe" duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD.

Në momentin që një bebe lind, në emër të tij hapet një fond investimi prej 1000 USD, i cili vendoset në një fond investimesh dhe i kthehet bebes në momentin që ai riprodhon vetveten. Kur ai bëhet prind. Duke patur parasysh se mosha mesatare që ai riprodhohet është llogaritur rreth 25 vjec. Mund të jete edhe me shume prej interesave të fondit të investimit.

3- 1% Taksa e të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdhatë.

4- Të masivizojë programin "Mëso dhe Fito", duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.

5- TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet.

Vendi Lajme Lajmi i fundit LSI Aktualitet zgjedhjet 25 prill 2021 program politik

EMISIONET