Sot në selinë e LSI-së dhe në 51 qendra votohet për kryetaren e partisë dhe delegatët që do të shkojnë drejt konventës kombëtare që do të zhvillohet më 5 dhjetor.

Në këtë konventë do të zgjidhen edhe forumet e partisë, gjithashtu dhe të dërguarit politikë në 12 qarqet e vendit, që do përbëjnë edddhe ekipin për zgjedhjet e 25 prillit.

Do të jetë Kryemadhi e cila në konventën e LSI-së do të bëjë publike koalicionin: nëse do të jetë në koalicion me PD dhe do të shkojnë në zgjedhje përballë Ramës si opozitë e bashkuar apo do të dalë LSI e vetme në zgjedhje.

Ndërkohë në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi do të kandidojë në Fier.

Monika Kryemadhi nga njesia 5: “Të jeni të bindur se në qarqet më të vështira, do të kandidojë Monika Kryemadhi. E dini që unë nuk iu shmangem sfidave. Në konventën e 5 dhjetorit, delegatët që do të dalin sot, do të jenë ato që do të zgjedhin dhe strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, atë që ka qenë gjithmonë prezente, pra ajo që ka ndodhur në të gjitha konventat.“ u shpreh Kryemadhi për gazetarët selinë e LSI-së në njësinë nr 5 në Tiranë. Qarku i Fierit do të jetë një ndër qarqet ku do të kandidoj sepse e kam thënë, Kodi i ri Zgjedhor i ka dhënë hapësira pafund LSI-së.

Burimet nga LSI-së bëjnë me dije se  Elona Guri në Durrës, Endrit Brahimllari në Korçë.

Ndërkohë dy ish ministra të kësaj partie pritet të mos jenë kandidatë për deputetë.

Procesi i votimit është hapur në të githë vendin në orën 09:00 të mëngjesit dhe pritet tëzgjasë deri pasditen e sotme në orën 16:00.

LSI ka sjellë si risi votimin online për anëtarët e saj, një proces i zhvilluar për herëtë parë në Shqipëri për shkak të situatën së krijuar prej Covid-19.