Kryetari i LSI-së, dega Fier, ishte sot te ura e re e ndërtuar mbi lumin Vjosë, në autostradën Fier-Vlorë.

Arben Çuko deklaron se kryeministri Rama duhet të ndalej në Fier e Vlorë për të parë dëmet e shkaktuara nga lumi Vjosë në tokat e fermerëve.

Sipas tij mungesa e urave pilot, sjell edhe fryrjen në mënyrë jonatyrale të lumit, çka sjell daljen e tij nga shtrati.

Sipas Çukos, kohë më parë i ka nisur kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Ruçi, deputetëve të zonës, Ministrisë së Bujqësisë dhe Energjitikës e kreut të bashkisë Fier një shkresë ku kërkohej ndërhyrja në krahun e majtë të rrjedhjes, deri në argjinaturë, fakt që sipas tij nuk është marrë në konsideratë. 

Sipas, Çukos këto mungesa sjellin daljen e lumit nga shtrati dhe dëmtimin jo vetëm të tokave të fermerëve, por vitet e kaluara edhe të shtëpive e bizneseve të banorëve.