Pandemia/ Italia ndryshon ngjyrat, Lombardia, Kalabria dhe Piemonte dalin nga zona e kuqe

Ministria italiane e Shëndetësisë në bazë të të dhënave të fundit të kurbës pandemike urdhëron daljen nga zona  e kuqe e një regjimit total lockdown për rajonet e Lombardisë, Kalabrinë dhe  Piemonten.

Guvernatori i Lombardisë Atilio Fontanan tha se vendimi hyn në fuqi nga e diela dhe rajoni do të rihapë të gjitha aktivitetet tregtare.

Gjithashtu rajoni i Siçilisë dhe i Ligurias shndërrohen nga zonë e portokalli në një zonë të verdhë masash kufizimi për të ndalur infektimin nga Covid 19.

Në 24 orët e fundit Lombardia ka regjistruar 5389 raste të reja pozitive, Piemonte 3149, Calabria 468 të infektuar të rinj, Liguria 606 dhe Siçilia 1566.

Dhjetë rajone klasifikohen si me rrezik të lartë. Pjesa e mbetur janë në rrezik të moderuar, nga të cilët 7 me një probabilitet të lartë për të kaluar në rrezik të lartë në muajin tjetër. 

Bota Lajme covid 19 lombardi

EMISIONET