Lokalet dhe urbanet plot, Rama ironi me qytetarin: Si pihet kafja e si hahet pica me maskë?

Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi masat anti-Covid të vendosura më 11 Shkurt, ndërsa shifrat e pandemisë kanë pësuar rritje ditët e fundit.

Shumë prej qytetarëve fajësojnë për këtë situatë baret dhe shërbimin urban, kryesisht në Tiranë, të cilat janë gjatë gjithë kohës plot.

Këtë shqetësim ka ngritur edhe një qytetar në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama.

“Ke ndonjë koment për këta gjobëvënesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet janë plotë, ne ambient të mbyllur dhe pa maska. Përhapja e virusit e sigurtë. Urbanet gjithashtu plotë. Kurse ne trotuar vijojnë masat e forta në luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, në trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth”, komenton qytetari.

Ndërkohë nuk ka munguar as ironia e shefit të qeverisë.

“Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maskë, nese e ke gjetur një zgjidhje të lutem ndaje me ne”.

Lexo edhe:

Ditë tragjike: 21 vdekje, 986 të infektuar dhe 682 në spitale Covid

Vendi Edi Rama Lajme Covid-19 Politikë lokale Aktualitet urbane qytetari komenti

EMISIONET