I ftuar në emisionin Ekopolitikë në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, pedagogu Roland Lami tha se PD do të vuajë gabimin e saj, që u largua nga parlamenti duke djegur mandatet.

Sipas tij, loja për reformën zgjedhore është e hapur, dhe duket si një lloj tenderi, se kush do të tërheqë më shumë vëmendjen, apo se kush do e shesë më shumë kartonin e votës për reformën.

Roland Lami: ”Politika ka zhvillime, ka konjekturë, aq më shumë që përtej marrëveshjes, janë numrat, janë votat ato që përcaktojnë fatet e marrëveshjes. Partia Demokratike do të vuajë gabimin e sja, largimin nga parlamenti, pasi shikohet edhe sot që kjo hallkë e rëndësishme nuk mund të braktiset. Marrëveshja në këto kushte po kushtëzohet nga individë që quhen opozitë parlamentare. Loja është e hapur, duket si një lloj tenderi. Kush tërheq më shumë vëmendje, kush arrin dot ta shesë më shumë kartonin që do ngrejë nesër në lidhje me reformën.”