Disa kompani ndajnë shumicën dërmuese të gjitha tenderave të shëndetësisë. “Biometric Albania” dhe “Mondal, Euromed”, një tjetër kompani që ka mundur të siguroi një numër të madh tenderash pa garë është “OES Distrimed SHPK”. Ajo ka mundur të siguroi 10 tendera pa garë me një me vlerë mbi 111 milionë lekë nga 2019 deri më tani.

Në tenderat e shëndetësisë ekzistojnë disa kompani të cilat duket se janë më të favorizuara se të tjerat. Një prej tyre është dhe kompania farmaceutike “OES Distrimed SHPK”, e cila qëndron e katërta në listën e bizneseve për vlerën e lartë të kontratave që ka fituar. Kjo shoqëri është shpallur fituese e 27 tenderave me vlerë mbi 111 milionë lekë nga viti 2019 e deri më tani.

Ndonëse tenderat me një operator ekonomik pjesëmarrës janë kontestuar shpesh si një procedurë që shmang konkurrencën.

“OES Distrimed SHPK” rezulton që nga 27 prokurime, 10 prej tyre i ka fituar pa garë.

Fondi limit i këtyre kontratave për këtë kompani rezulton të jetë mbi 89 milionë lekë.

Ndërkohë që edhe për shumicën e tenderave të tjerë, ku duket se ka patur garë, ajo ka qenë fiktive. Nga analiza e tenderave të publikuar rezulton se në të shumtën e rasteve kompanitë që kanë konkurruar nuk kanë paraqitur as ofertë ekonomikë dhe as dokumente.

E vetmja që dorëzon ofertë ekonomike në këto tendera rezulton të jetë operatori “OES Distrimed SHPK”. Konkretisht bëhet fjalë për disa kompani si “Biometric Albania”, “Mondal, Euromed” e shumë të tjera të cilat javë future në këto prokurime pa ofertë. Por në këtë rast duket se kemi të bëjmë me një lojë të këtyre kompanive, pasi në të vërtetë ato rezultojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Kjo pasi ato janë ndër kompanitë që bashkë me “OES Distrimed SHPK” kryesojnë listën e fituesve të tenderave të shëndetësisë.